Afrikë, 383 viktima dhe mbi 20 mijë raste të reja me COVID-19
BKT
   Bota

Afrikë, 383 viktima dhe mbi 20 mijë raste të reja me COVID-19

Numri i viktimave është rritur në 57.910 ndërsa numri i rasteve në 2.646.185.

Në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 2 milionë e 646 mijë numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, me 20.279 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 2.646.185 ndërsa numri i viktimave me 383 vdekje të reja arrin në 57.910.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 24.011, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 7.015 dhe në Marok 6.804 vdekje.

Në Sejshelle dhe Eritrea nuk është raportuar asnjë vdekje me burim nga COVID-19.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 892.813 raste e cila pasohet nga Maroku me 409.746 dhe Egjipti me 123.701 raste.

Deri më tani në Afrikë janë shëruar 2.081.503 persona të infektuar.