12:51 / 18.12.2020
Japoni, tërmeti me fuqi 5,1 ballë godet një ishull në jug të Tokios
Tërmeti me fuqi prej 5,1 ballësh që ndodhi në thellësi të vogël është regjistruar në ishullin Izu Oshima.
Një tërmet me fuqi prej 5,1 ballë ka goditur ishullin Izu Oshima në jug të Tokios, kryeqytetin e Japonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia meteorologjike japoneze njoftoi se një tërmet me fuqi prej 5,1 ballë është regjistruar pasdite sipas kohës lokale në ishullin Izu Oshima.
Bëhet e ditur se tërmeti, që ndodhi në thellësi të vogël, u ndje në ishujt përreth. Nuk është lëshuar alarm për cunami.























