Zvicra raporton 4478 raste të reja me Covid dhe 120 të vdekur
BKT
   Bota

Zvicra raporton 4478 raste të reja me Covid dhe 120 të vdekur

Me datën 18 dhjetor, BAG raporton 4478 raste të reja me koronavirus, transmeton albinfo.ch.

Në 24 orët e fundit, 4478 infeksione dhe 120 vdekje nga koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit.

Numri i testeve të kryera është 41,079. Kjo rezulton në një normë pozitiviteti prej 10.9 përqind. BAG gjithashtu raporton se edhe 184 persona u shtruan në spitale.