Libi, formohet një komitet ligjor për zgjedhjet e vitit 2021
BKT
   Bota

Libi, formohet një komitet ligjor për zgjedhjet e vitit 2021

Një anëtar i Forumit për Dialog Politik të Libanit, Mohammed Erraid, për AA tha se komiteti që do të punojë për të përgatitur bazën ligjore dhe kushtetuese për zgjedhjet përbëhet nga 17 anëtarë.

Misioni i Kombeve të Bashkuara (OKB) në Libi ka njoftuar formimin e një komiteti ligjor të përbërë nga anëtarë të Forumit për Dialog Politik, i cili do të punojë në rregullimet e nevojshme për zgjedhjet e planifikuar të vitit 2021 në Libi, raporton Anadolu Agency (AA).

Misioni Mbështetës i OKB-së në Libi (UNSMIL) njoftoi se takimi i parë i komitetit ligjor do të mbahet në mënyrë virtuale më 21 dhjetor.

Një anëtar i Forumit për Dialog Politik të Libanit, Mohammed Erraid, për AA tha se komiteti që do të punojë për të përgatitur bazën ligjore dhe kushtetuese për zgjedhjet përbëhet nga 17 anëtarë.

Ai tha se komiteti ligjor do të punojë në bashkëpunim me komitetet e formuara nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Këshilli i Lartë i Shtetit Libian.

Raundi i parë i forumit të udhëhequr nga OKB-ja, i mbajtur në Tunizi më 9-15 nëntor ku morën pjesë 75 persona që përfaqësonin pjesë të ndryshme të Libisë, vendosi të mbajë zgjedhje të përgjithshme në Libi më 24 dhjetor të vitit 2021.