OKB: Migrantët të goditur rëndë nga COVID-19
BKT
   Bota

OKB: Migrantët të goditur rëndë nga COVID-19

"Duke pasur parasysh këtë realitet, nevojitet urgjentisht mbështetje e mëtejshme për të siguruar mbrojtje më të madhe të migrantëve", tha IOM Turqi.

Duke shënuar Ditën Ndërkombëtare të Migrantëve në kryeqytetin e Turqisë, e cila pret më shumë migrantë se çdo vend tjetër në botë, Agjencia e OKB-së për migrantët tha se "qindra mijëra refugjatë dhe migrantë vazhdojnë të përballen me nivele të larta rreziku" për shkak të pandemisë së COVID-19, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas fakteve të Komisariati i Lartë të OKB-së për Refugjatët për Turqinë 2020, Turqia mban statusin e vendit që pret numrin më të madh të refugjatëve në botë, "me afër 4.1 milionë refugjatë, përfshirë 3.6 milionë sirianë dhe gati 330 mijë azilkërkuesit dhe refugjatët e kombësive të tjera".

Duke folur për AA, koordinatori i Emergjencave i IOM-it, David Savard tha se: "Pandemia e COVID-19 goditi veçanërisht komunitetet e migrantëve dhe refugjatëve në qytetet më të mëdha si Stambolli, Izmiri dhe Gaziantepi".

Duke vënë në dukje se mbi 98 për qind e refugjatëve në Turqi jetojnë midis komunitetit pritës dhe qëndrimit të mbetur në Qendrat e Akomodimit të Përkohshëm, Savard tha se shumë migrantë kanë vështirësi të sigurojnë ushqim, ilaçe dhe kujdes shëndetësor si pasojë e ndikimit të pandemisë.

"Duke pasur parasysh këtë realitet, nevojitet urgjentisht mbështetje e mëtejshme për të siguruar mbrojtje më të madhe të migrantëve", tha IOM Turqi.

Që nga fillimi i pandemisë, IOM ka monitoruar situatën e mijëra familjeve migrante në 10 provinca të Turqisë, përfshirë Stambollin, Izmirin, Gaziantepin dhe Mersinin.

Duke bërë thirrje për mbështetje të menjëhershme për migrantët, IOM Turkey tha se: "Fushat e nevojës më të madhe të identifikuar përfshijnë mbështetje në para, këshillimin psiko-social, shërbimet themelore të shëndetit dhe higjienës dhe furnizimet, dhe mbështetjen e arsimit për fëmijët".

"IOM Turqia vazhdon të mbështesë grupet e prekura përmes Stabilizimit të Komunitetit, Rehabilitimit të Strehëzave dhe Fondit të Zhvillimit të Ndërmarrjeve, Bujqësisë në Komunitet dhe Ndihma e Bazuar në Para të Gatshme.

"Teksa vizitat ballë për ballë ishin të kufizuara për shkak të pandemisë, ekipet kanë zbatuar shumë projekte duke përdorur telefonin dhe platforma të tjera në internet. Si rezultat i pandemisë, përgjigjet prioritare përfshinin ato në grupe me rrezik të lartë që janë më të prekshëm ndaj COVID-19 duke u përballur me rrezikun e humbjes së strehës ose të mos qenë në gjendje të përmbushë nevojat themelore për shkak të humbjeve të vendeve të punës", shtoi IOM Turqi.

Përpjekjet

Teksa viti 2020 po i afrohet fundit, IOM Turqi tha se agjencia "synon të vazhdojë punën e saj në lidhje me plotësimin e nevojave të të dy pjesëtarëve të komunitetit migrant dhe pritës" në vitin 2021.

Agjencia e OKB-së për refugjatët në Turqi ofron ndihmë teknike dhe zbaton projekte në disa fusha, përfshirë integrimin e migrantëve.

"Për të mbështetur përfshirjen e migrantëve, të kesh një vend ku migrantët dhe anëtarët e komunitetit pritës mund të bashkohen është thelbësore", tha IOM Turqi.

Një nga këto vende që lejon përfshirjen e migrantëve dhe anëtarëve të komunitetit turk janë Qendrat Rinore të lidhura me IOM në provincën lindore Iskenderun.

Gjatë vitit, IOM gjithashtu arriti tek migrantët në të gjithë Turqinë përmes "projekteve të punës së migracionit, zhvillimit njerëzor dhe jetesës".

Këto projekte "u mundësojnë migrantëve të arrijnë të ardhura të qëndrueshme, duke mbështetur jetesën e tyre me zvogëlimin e cenueshmërisë ndaj abuzimit të të drejtave të njeriut, eksploatimit të punës dhe ekspozimit ndaj rreziqeve të trafikimit", sipas IOM Turqi.

Programet dhe projektet e tjera të organizuara nga IOM Turqi në vitin 2020 përfshinin ekipe mobile psiko-sociale, ndihmë për risistemim, ekipin e menaxhimit të rasteve emergjente, ekipet e stabilizimit të komunitetit dhe strehimore.

"Në Ditën Ndërkombëtare të Migrantëve 2020, IOM është e angazhuar të vazhdojë të punojë për menaxhim të rregullt dhe human të migracionit dhe ofrimin e ndihmës humanitare për migrantët në nevojë në përputhje me Kompaktin Global për Migracionin”, tha IOM Turqi.

Ndaras, Drejtoria e Përgjithshme e Menaxhimit të Migracionit e Ministrisë së Brendshme të Turqisë po ashtu do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Migrantëve me një ngjarje që do të mbahet përmes video-lidhjes.

Autoriteti turk i migracionit do të ketë një transmetim të veçantë përmes llogarive të mediave sociale për të shënuar ditën nën temën "Turqia: Pika e Takimit Kulturor".

Ngjarja do të fillojë me fjalët hyrëse nga ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu dhe kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Menaxhimit të Migracionit, Savas Unlu.

Disa nga aktivitetet e ngjarjes përfshijnë filma të shkurtër, kuzhinë të një shtetasi të huaj, video-mesazhe nga migrantë nga 15 provinca në Turqi.