Iran, 178 të vdekur dhe mbi 7 mijë raste të reja me COVID-19
Numri i viktimave është rritur në 53.273 ndërsa numri i rasteve në 1.145.651.
Me 178 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i viktimave ka arritur shifrën 53.273, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve IRNA, zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në 24 orët e fundit janë shënuar 7.121 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e rasteve në 1.145.651.
Lari shtoi se 5.627 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 865.474.
Duke informuar se deri tani janë kryer 6.944.462 teste, zëdhënësja Lari tha se 12 qyteza në vend janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm "të kuq", 288 qyteza si zona "portokalli" dhe 148 qyteza si zona të "verdha".























