16:45 / 18.12.2020
Kryeministri sllovak pozitiv ndaj COVID-19
"Unë jam një nga ju sot", deklaroi ai, duke paralajmëruar gjithashtu publikun që të "tregojë kujdes".
Kryeministri i Sllovakisë, Igor Matoviç, njoftoi se ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit të ri (COVID-19).
"Unë jam një nga ju sot", shkroi ai në rrjetin social, Facebook, duke paralajmëruar gjithashtu publikun që të "tregojë kujdes".
Mediat sllovake, përfshirë Slovak Spectator, raportuan se Matoviç u takua me dy udhëheqës të koalicionit të enjten.
Javën e kaluar, ai po ashtu mori pjesë në samitin e udhëheqësve të BE-së në Bruksel.
Presidenti francez Emmanuel Macron, midis udhëheqësve që morën pjesë në samit, njoftoi po ashtu të enjten se ai ishte pozitiv për COVID-19.























