Iran, 175 të vdekur dhe mbi 6 mijë raste të reja me COVID-19
BKT
   Bota

Iran, 175 të vdekur dhe mbi 6 mijë raste të reja me COVID-19

Numri i viktimave është rritur në 53.448 ndërsa numri i rasteve në 1.152.072.

Me 175 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i viktimave ka arritur shifrën 53.448, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në 24 orët e fundit janë shënuar 6.421 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 1.152.072.

Lari shtoi se 5.591 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 875.943.

Duke informuar se deri tani janë kryer 6.896.651 teste, zëdhënësja Lari tha se 205 qyteza në vend janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm "portokalli" dhe 243 qyteza si zona të "verdha".