16:01 / 20.12.2020
Afganistan, të paktën 500 civilë të vrarë në tre muajt e fundit
Afganistan, të paktën 500 civilë të vrarë në tre muajt e fundit.
Në tre muajt e fundit në sulmet për të cilat autoritetet lokale pohojnë se janë kryer nga talebanët në Afganistan jetën e kanë humbur të paktën 500 civilë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Tariq Arian tha se talebanët kishin kryer sulme të shumta në të gjithë vendin në tre muajt e fundit.
Sipas tij, 500 civilë u vranë në sulme dhe më shumë se 1.050 u plagosën.
Ai tha se vrasja e civilëve është një krim lufte.
Talebanët nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me këto akuza.























