​Irlanda kufizon trafikun me Britaninë që nga mesnata
BKT
   Bota

​Irlanda kufizon trafikun me Britaninë që nga mesnata

Irlanda do të vendosë kufizime në fluturimet dhe anijet nga Britania nga mesnata në përgjigje të llojit të ri të virusit korona, tha sot ministri i Transportit Eamon Rayan.

"Udhëtimet e përgjithshme midis nesh dhe Britanisë do të jenë të kufizuara", tha ministri, raporton Reuters. Ai shtoi se vendimi do të rishikohet të martën në mëngjes.

Përjashtim bën qarkullimi i mallrave dhe punëtorëve kryesorë në zinxhirin e furnizimit.