21:07 / 20.12.2020
Edhe Franca pezullon udhëtimet nga Anglia
Franca është bërë vendi i fundit që ndalon udhëtimet nga Britania e Madhe për shkak të frikës nga një mutacion i ri i koronavirusit që përhapet me shpejtësi.
Vendi ndjek Irlandën, Gjermaninë, Hollandën, Italinë dhe Belgjikën në vendosjen e kufizimeve.
Në Francë, udhëtimi nga Mbretërinë e Bashkuar do të pezullohet nga mesnata e mbrëmjes së sotme.























