Turqia ndalon fluturimet nga Britania, Danimarka, Holanda e Afrika e Jugut
BKT
   Bota

Turqia ndalon fluturimet nga Britania, Danimarka, Holanda e Afrika e Jugut

Turqia ndalon përkohësisht të gjitha fluturimet nga Britania, Danimarka, Holanda dhe Afrika e Jugut, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Fqinjët evropianë të Britanisë filluan të mbyllin dyert për pasagjerët nga Britania të dielën mes një alarmi për përhapjen e shpejtë të llojit të virusit korona në ishull.