​Sasitë e para të vaksinës mbërrijnë në Singapor
BKT
   Bota

​Sasitë e para të vaksinës mbërrijnë në Singapor

Singapori mori sot sasitë e para të vaksinave kundër COVID-19 nga Belgjika, njoftoi shërbimi logjistik i kompanisë DHL.

DHL nuk specifikoi sasitë në fjalë, as vaksinën në fjalë, por autoritetet e Singaporit njoftuan javën e kaluar se vaksina ishte aprovuar në Singapor nga kompanitë Pfizer dhe Biontek.

Singapori u bë kështu vendi i parë aziatik që miratoi vaksinën e këtyre dy kompanive, raporton Reuters.