Presidenti ukrainas dhe Macron bisedojnë për "krizën në Donbas"
BKT
   Bota

Presidenti ukrainas dhe Macron bisedojnë për "krizën në Donbas"

Macron tha se Franca do të vazhdojë të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të çuar përpara procesin e paqes.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe presidenti francez Emmanuel Macron, në një bisedë telefonike biseduan për krizën në Donbas, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklarate nga Presidenca e Ukrainës thuhet se Zelensky në bisedë ka bërë të ditur se Ukraina ka zbatuar vendimet e marra në Samitin e Liderëve të Kuartetit të Normandisë i cili u mbaj vitin e kaluar në Paris lidhur me krizën në Donbas.

Ndërsa Macron tha se Franca do të vazhdojë të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të çuar përpara procesin e paqes.

Gjithashtu në bisedë u diskutua edhe çështja e sigurimit të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19).