12:55 / 23.12.2020
Eritre, regjistrohet rasti i parë i vdekjes nga COVID-19
“Ka vdekur një pacient i moshës 50-vjeçare i cili ka qenë në kurim nga COVID-19 në spitalin në Decamere”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Në shtetin e Afrikës Lindore, Eritre, është regjistruar rasti i parë i vdekjes i shkaktuar nga koronavirusi (COVID-19), bëri të ditur Ministria e Informacionit e këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Ka vdekur një pacient i moshës 50-vjeçare i cili ka qenë në kurim nga COVID-19 në spitalin në Decamere”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Në këtë vend deri më tani janë regjistruar gjithsej 832 raste të infektimit ndërsa janë kuruar 599 prej tyre.
Sipas të dhënave nga viti 2020, popullata e Eritresë numëron më shumë se 6.08 milionë.























