Supa e artë me lulelakër dhe turmerik, e shijshme dhe plot vlera
BKT
Kuzhina

Supa e artë me lulelakër dhe turmerik, e shijshme dhe plot vlera

Në ditët e ftohta një supër e ngrohtë është zgjidhja e përkryer për të kaluar një vakt.

Gjithashtu është edhe një zgjedhje shumë e shëndetëshme që mund të kthehet edhe në një ushqim shumë të dashur të përditëshëm.

Ja një recetë shumë të thjeshtë dhe të shijshme të përgatitjes së supës.

Quhet supa e artë dhe është po aq e shijshme dhe me vlera sa ka edhe emrin.

Kjo supë ju ndihmon në reduktimin e inflamacionit, funksionon si një antioksidant shumë i mirë si për fytyrën ashtu edhe organizmin.

Më poshtë ndiqni hap pas hapi përgatitjen e saktë të kësaj supe të mrekullueshme.

Përbërësit

2 lugë gjelle vaj ulliri

gjysme qepe e grirë

1 thelpinj hudhër

1 lulelakër mesatare

120 gr arra

1 lugë gjelle turmerik

4 gota ujë

2 lugë çaji kripë

gjysmë limoni i shtrydhur

piper i zi

Përgatitja

Në një tenxhere hidhni vajin e ullirit qepën e grirë, hudhrën, lulelakrën, arrat dhe turmerikun.

Turmeriku është një pluhur i verdhë me origjinë indiane të cilin e gjeni lehtësisht në supermarkete.

Më pas ziejini të gjithë këto përbërës për 10 minuta, derisa të fillojnë të lëshojnë aromë të fortë.

Shtoni gotat e ujit, filloni së pari më 4 gota duke i përzier ngadalë.

Hidhni kripën sipas dëshirës dhe vazhdoni t’a përzieni supën ngadalë derisa të jenë zbutur të gjithë përbërësit.

Bëni gati mikserin dhe hidheni të gjithë supën brenda duke e përzier derisa të shikoni që keni fitur një masë kremoze dhe kompakte.

Kthejeni sërisht supën tek tenxherja e mëparëshme ku mund të shtoni sipas dëshirës për t’a holluar supën edhe 2-3 gota të tjera uji.

Zijeni edhe për pak minuta duke e përzier ngadalë dhe supa juaj është gati.

Shërbejeni sipas dëshirës duke i shtuar pak lëng limoni, piper të zi, majdanoz apo vaj ulliri./agroweb