Merkel: Marrëveshja postBrexit me rëndësi historike
BKT
   Bota

Merkel: Marrëveshja postBrexit me rëndësi historike

Kancelarja gjermane Angela Merkel e vlerësoi sot marrëveshjen BE-BM të tregtisë së lirë postBrexit si historike.

“Me këtë marrëveshje ne po krijojmë bazën për një kapitull të ri në marrëdhëniet tona”, theksoi ajo, raporton ATSh.

“Britania e Madhe do të vazhdojë të jetë një partner i rëndësishëm për Gjermaninë dhe për Bashkimin Europian edhe jashtë Bashkimit Europian”.

“Marrëveshja është me rëndësi historike”, shtoi kancelarja.