BE nis nesër vaksinimin
Lajmi është bërë i ditur nga Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen. “Po fillojmë të kthejmë faqen në një vit të vështirë.
Vaksina është dorëzuar. Vaksinimi do të fillojë nesër në BE”. Kështu deklaroi Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Në një postim në “Twitter”, Von der Leyen i cilësoi momente të unitetit. “Ditët Evropiane të Vaksinimit janë një moment prekës i unitetit. Vaksinimi është çelësi për të dalë nga pandemia”, shtoi ai.
Bashkimi Europian ka siuguruar 12,5 milionë doza të vaksinës së Pfizer dhe Biontech deri në fund të vitit. Me dy doza që jepen me 3 javë distancë nga njëra tjetra, dërgesat për BE kanë mbërritur dhe do mjaftojnë për imunizimin e 6,25 milionë qytetarëve, ndërsa kompanitë janë angazhuar në shpërndarjen e vaksinës pas dritës jeshile nga agjencia europiane e barnave ka dhënë më parë./RTSH























