​Portugali: Varianti i ri i koronavirusit zbulohet në Madeira
BKT
   Bota

​Portugali: Varianti i ri i koronavirusit zbulohet në Madeira

Një variant i ri i virusit korona, i cili u shfaq në Britani, u zbulua gjithashtu në ishullin portugez të Madeira, njoftuan sot autoritetet rajonale të mbrojtjes civile.

Autoritetet deklaruan se një variant i ri u zbulua te pasagjerët që mbërritën në Madeira nga Britania e Madhe, raporton Reuters.

Deklarata nuk përcaktonte sa njerëz ishin infektuar.