Kamerun, të paktën 40 persona humbin jetën në dy aksidente rrugore
Aksidenti i parë ndodhi herët në mëngjes në urën Nemale pranë qytetit Makenene, duke marrë të paktën 37 jetë njerëzish.
Si pasojë e dy aksidenteve në pjesën perëndimore dhe lindore të Kamerunit kanë humbur jetën të paktën 40 persona dhe rreth 20 të tjerë janë plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç raporton CRTV, aksidenti i parë ndodhi herët në mëngjes në urën Nemale pranë qytetit Makenene, duke marrë të paktën 37 jetë njerëzish.
Tre të tjerë humbën jetën në një aksident tjetër në rrugën Mengong-Sangmelima në rajonin jugor të vendit.
Disa media kamerunase kanë raportuar të paktën 52 të vdekur, përfshirë gazetën Camer.be e cila citoi grupin e ndërgjegjësimit për sigurinë e ngasjes "Securoute".
Viktimat u transportuan në objektet shëndetësore aty pranë, ndërkohë autoritetet shprehën shqetësim se numri i viktimave mund të rritet.
Ministri i Transportit, si dhe anëtarë të tjerë të qeverisë u dërguan në vendin e ngjarjes nga kryeministri Joseph Ngute "për të vlerësuar dëmin e shkaktuar nga ky aksident i rëndë i trafikut rrugor".























