15:38 / 28.12.2020
Iran, 121 të vdekur dhe mbi 6 mijë raste të reja me COVID-19
Numri i viktimave është rritur në 54.814 ndërsa numri i rasteve në 1.206.373.
Me 121 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i viktimave ka arritur shifrën 54.814.
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në 24 orët e fundit janë shënuar 5.908 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 1.206.373.
Lari shtoi se 5.174 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 960.751.
Duke informuar se deri tani janë kryer 7.460.422 teste, zëdhënësja Lari tha se 108 qyteza në vend janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm "portokalli" dhe 340 qyteza si zona të "verdha".























