Bideni e akuzon Departamentin e Mbrojtjes për pengim të tranzicionit
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka akuzuar Departamentin e Mbrojtjes për papërgjegjësi për dështimit që t’i ofrojë ekipit të tij të dhëna që i nevojiten për tranzicionin e pushtetit.
Ai tha se ekipi i tij është përballur me pengesa nga udhëheqësia politike. Presidneti i ri gjithashtu tha se agjencitë e rëndësishme të sigurisë kanë pësuar dëm shumë të madh gjatë kohës së pushtetit të Trumpit.
Bideni do ta fillojë punën në Shtëpinë e Bardhë nga 20 janari, por Trumpi ka refuzuar që të dorëzohet. Disa javë pas zgjedhjeve të 3 nëntorit, Bidenit nuk i janë ofruar të dhënat e inteligjencës, që është veprim rutinor gjatë ndërrimit të pushtetit.
Gjatë një fjalimi që e publikoi në rrjete sociale, Bideni tha se ekipi i tij është duke u përballur me “bllokada në rrugë” në Departamentin e Mbrojtjes dhe në Zyrën për Menaxhimin e Buxhetit, shkruan BBC























