COVID-19,vazhdon të rritet numri i viktimave dhe rasteve në Amerikën Latine
BKT
   Bota

COVID-19,vazhdon të rritet numri i viktimave dhe rasteve në Amerikën Latine

Numri rasteve dhe vdekjeve nga koronavirusi në vendet e Amerikës Latine vazhdon të rritet.

Numri rasteve dhe vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në vendet e Amerikës Latine vazhdon të rritet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Për shkak të pandemisë në 24 orët e fundit në Brazil humbën jetën 431 persona, në Meksikë 429, në Argjentinë 218, në Kolumbi 203 dhe në Peru 51 persona.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Brazilit, me vdekjen e 431 personave në 24 orët e fundit numri i të vdekurve është rritur në 191.570 ndërkaq me 20.548 raste numri i rasteve është rritur në 7.504.833.

Qendra tregtare e Brazilit, shteti Sao Paulo është vendi më i ndikuar nga pandemia me 1.427.752 raste dhe 45.902 vdekje nga COVID-19.

Pas SHBA-së dhe Indisë, Brazili renditet i treti me më së shumti raste ndërsa deri më tani janë shëruar 6.568.898 persona.

Meksikë

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Meksikës, në 24 orët e fundit në Meksikë kanë humbur jetën 429 persona si dhe janë identifikuar 5.996 raste.

Numri i të vdekurve nga koronavirusi është rritur në 122.855, i rasteve në 1.389.430 si dhe janë shëruar 1.048.539 persona.

Meksika me një popullsi prej mbi 126 milionë banorësh, sipas ueb faqes "Worldometer" gjendet në vendin e 13-të në botë në mesin e vendeve me më shumë raste.

Argjentina

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Argjentinës në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 218 persona, duke e rritur numrin në 42.868 ndërsa me 7.216 raste të reja numri është rritur në 1.590.513.

Deri më tani janë shëruar 1.414.680 persona në Argjentinën me rreth 45 milionë banorë.

Argjentina gjendet në vendin e 12-të sipas numrit të rasteve me COVID-19.

Kolumbi

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Kolumbisë, në 24 orët e fundit në Kolumbi kanë humbur jetën 203 persona si dhe janë identifikuar 9.310 raste.

Deri më tani kanë humbur jetën 42.374 persona, numri total i rasteve është 1.603.807 si dhe janë shëruar 1.469.041.

Kolumbia me 50 milionë banorë është vendi i 11-të në botë me më shumë raste.

Peru

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Perusë në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 51 persona, duke e rritur numrin në 37.525 si dhe me 873 raste të reja numri është rritur në 1.008.908.

Deri më tani në Peru janë shëruar 947.427.