4000 viktima nga COVID19 në SHBA, numri më i lartë që nga nisja e pandemisë
BKT
   Bota

4000 viktima nga COVID19 në SHBA, numri më i lartë që nga nisja e pandemisë

Shtetet e Bashkuara regjistruan gati 4000 vdekje nga Covid-19 në 24 orë, një rekord i ri ky që nga nisja e pandemisë së koronavirusit.

Sipas të dhënave nga Universiteti Amerikan Johns Hopkins, vendi në botë më i prekur nga koronavirusi raportoi 3927 vdekje, për një total prej 342 259.

Gjithashtu u raportuan 189 671 raste të reja të infektimit në ditë, duke e çuar totalin në mbi 19,73 milionë.