17:28 / 31.12.2020
Gjibraltari do të mbetet brenda zonës Shengen, ka marrëveshje
Gjibraltari, një territor i jashtëm i Britanisë që gjendet në cepin jugor të Spanjës, do të mbetet pjesë e marrëveshjeve të Bashkimit Evropian si zonë Shengen, ka thënë ministrja e Jashtme e Spanjës, Gonzalez Laya.
Spanja dhe Britania e Madhe kanë arritur një marrëveshje preliminare sot për të mbajtur kufirin tokësor të Gjibraltarit hapur, vetëm pak orë para largimit të plotë të Britanisë nga Bashkimi Evropian, raporton agjencia Reuters.
Gjitha detajet e marrëveshjes do të aranzhohen mes Spanjës dhe Britanisë gjatë tranzicionit gjashtëmujorë sa i përket territorit.























