Izraeli raporton 5.804 infeksione të reja me COVID-19
BKT
   Bota

Izraeli raporton 5.804 infeksione të reja me COVID-19

Rastet aktive me COVID-19 në Izrael aktualisht janë 45.373, përfshirë 678 pacientë në gjendje kritike shëndetësore dhe 168 pacientë që po trajtohen në respirator.

Izraeli ka raportuar 5.804 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) mes përpjekjeve të vazhdueshme për të siguruar vaksinën kundër virusit për popullin e tij.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në të gjithë Izraelin numri i rasteve me COVID-19 është rritur në 426.749, përfshirë 3.338 vdekje.

Rastet aktive me COVID-19 në Izrael aktualisht janë 45.373, përfshirë 678 pacientë në gjendje kritike shëndetësore dhe 168 pacientë që po trajtohen në respirator.

Ndërkohë, Izraeli po vazhdon fushatën e vaksinimit ku deri më tani janë vaksinuar rreth 950 mijë persona.

Izraeli filloi fushatën e vaksinimit në muajin dhjetor, duke filluar së pari të vaksinojë personelin shëndetësor dhe qytetarët mbi moshën 60-vjeçare.