22:15 / 01.01.2021
Trump zgjat pezullimin e lëshimit të vizave
Presidenti i SHBA Donald Trump ka zgjatur pezullimin e lëshimit të vizave të punës dhe kartave të gjelbërta deri në fund të marsit, duke justifikuar masën si një mjet për të mbështetur vendet e punës për qytetarët e SHBA-së gjatë pandemisë së koronavirusit.
”Lejimi i punëtorëve emigrantë për të hyrë në vend do të përbënte një rrezik të zhvendosjes dhe disavantazhimit të punëtorëve amerikanë gjatë rimëkëmbjes ekonomike pas shpërthimit të COVID-19″, tha një deklaratë presidenti Trump.
”Masat e vendosura në muajt prill dhe qershor kufizojnë ndjeshëm imigracionin e ligjshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pritet që ato të qëndrojnë në vend tani për tani”, theksoi ai./atsh






















