Në një sulm terrorist në Niger humbën jetën 56 persona
BKT
   Bota

Në një sulm terrorist në Niger humbën jetën 56 persona

Në sulm humbën jetën 56 civilë dhe plagosën 20 të tjerë, ndërsa sulmi u konfirmua gjithashtu nga Ministri i Brendshëm i Nigerit, Alkache Alhada.

Të paktën 56 persona humbën jetën në një sulm terrorist në kufirin mes Nigerit dhe Malit.

Media lokale raportuan se fshatrat Tchombangou dhe Tchombangou, afër kufirit me Malin, u sulmuan nga terroristët.

Në sulm humbën jetën 56 civilë dhe plagosën 20 të tjerë. Sulmi u konfirmua gjithashtu nga Ministri i Brendshëm i Nigerit, Alkache Alhada.

Në rajonin ku ndodhi sulmi terrorist u dërguan ushtarë.