09:03 / 03.01.2021
Bitcoin shënon rritje të jashtëzakonshme
Monedha virtuale Bitcoin ka arritur një tjetër shifër rekord të enjten e datës 31 dhjetor. 1 Bitcoin u këmbye kumdrejt vlerës prej 29.300 dollarëve.
Kujtojmë se gjatë këtij viti, kriptomonedha ka katërfishuar vlerën e saj pasi kapi vlerën e 29 mijë dollarëve.
Ndërkohë pak ditë më parë, më 16 dhjetor, Bitcoin shënoi rritje të madhe në vlerën e 20 mijë dollarëve.























