Rrëshqitja e dheut në Norvegji: Tre persona ende në kërkim
BKT
   Bota

Rrëshqitja e dheut në Norvegji: Tre persona ende në kërkim

Tre persona ende po kërkohen nga ekipi i kërkim-shpëtimit, për pasojë nga rrëshqitja e dheut në javën e shkuar.

Sipas radios shtetërore norvegjeze NRK, në mesin e trupave të gjetur është edhe një fëmijë dyvjeçarë dhe i ati i tij. Persona të tjerë të gjetur deri më tani janë të moshës madhore. Deri më tani janë gjetur shtatë persona. Tre persona ende janë në kërkim.

Sipas gazetës norvegjeze Verdens Gangin, në mes të dielës dhe të hënës nuk janë gjetur asnjë nga persona të zhdukur, ndërkohë që sipas televizionit norvegjez TV2 kërkimet ende vazhdojnë.

Në vendin e ngjarjes ishte edhe princi Haakon, i cili shprehu dhimbjn e thellë për ngjarjen tragjike që ka ndodhur javën që kaloi.

“Kam takuar familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre, si dhe familjet atyre që ende nuk janë gjetur, që janë në kërkim, ndaj në këto çaste të rënda dua të jem me ta, me dhimbjen e tyre”, deklaroi princi norvegjez.transmeton RTKLive.