Katari dhe Arabia Saudite bien dakord të rihapin kufijtë tokësor dhe ajror
Kryediplomati Nasser al-Sabah njoftoi se Emiri i Kuvajtit, Sheikh Nawaf al-Ahmad al-Jaber al-Sabah, për të diskutuar këtë çështje realizoi një bisedë telefonike me Emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani.
Ministri i Punëve të Jashtme i Kuvajtit, Sheikh Ahmad Nasser al-Sabah, ka bërë të ditur se pas më shumë se tre vite Arabia Saudite dhe Katari kanë rënë dakord të rihapin kufijtë tokësor dhe ajror duke filluar nga sonte, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryediplomati Nasser al-Sabah njoftoi se Emiri i Kuvajtit, Sheikh Nawaf al-Ahmad al-Jaber al-Sabah, për të diskutuar këtë çështje realizoi një bisedë telefonike me Emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani.
Ai tha se liderët e dy vendeve u pajtuan të adresojnë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me samitin e Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit që do të mbahet në kryeqytetin Riad të Arabisë Saudite.
Zhvillimi shënon një përparim në përpjekjet për t'i dhënë fund një krize diplomatike që ka parë Katari në përballjen me bllokadën nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti që nga viti 2017.
Duke akuzuar Katarin për mbështetje të terrorizmit dhe ndërhyrje në punët e tyre të brendshme, të katër vendet ndërprenë lidhjet me Dohan dhe vendosën një bllokadë tokësore, detare dhe ajrore mbi vendin.
Katari vazhdimisht i mohoi akuzat dhe shprehu gatishmëri për dialog për t'i dhënë fund bllokimit.























