Australi: ‘Problemi’ me vaksinim të shpejtë
Birtania e Madhe po merr “rrezik të panevojshëm” me programin për vaksinim të shpejtë kundër koronavirusit.
Kështu sinjalizoi kryeministri australian, Scott Morrison, cili shtoi se meqë vendi i tij nuk është në të njëjtën gjendje akute, prandaj urgjenca nuk është aq e lartë.
Australia nuk është në një gjendje emergjente, sikurse Britania e Madhe, prandaj ne nuk kemi nevojë të marrim me vrull situatën, andaj nuk duhet të rrezikojmë pa nevojë, deklaroi lideri I vendit, në radio australiane 3AW, bën të ditur Hbl.
Morrison deklaroi se vaksina e re që po merren tani në Britaninë Madhe duket se është në formën e aprovimeve të urgjencës dhe pretendon se "ata kanë pasur shumë probleme", transmeton RTKLive.
Ne mësojmë shumë nga disa nga çështjet që lindin, veçanërisht konfuzioni në lidhje me dozat, shpërndarjen dhe mënyrën e dhënies së vaksinës, thotë ai.
Edhe më parë, qeveria australiane ka sinjalizuar se dëshiron të presë gjetjet që japin vaksinat masive në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, ndër vendet e tjera, para se përgatitjet të fillojnë të përdoren në Australi.
Australia ka qenë e izoluar që nga marsi i vitit të kaluar dhe ka arritur të mbajë infeksionin nën kontrollë në krahasim me shumë pjesë të tjera të botës. Numri i vdekjeve të personave nga COVID-19 për milion banorë është 36. Shifrat përkatëse në Mbretërinë e Bashkuar dhe Finlandën janë përkatësisht rreth 1,120 dhe 100. /RTKLive























