Finlanda njofton për 299 të infektuar nga COVID-19
BKT
   Bota

Finlanda njofton për 299 të infektuar nga COVID-19

Instituti i Shëndetit dhe i Mirëqenies (THL) lidhur me gjendjen në vend nga koronavirusi njofton për 299 persona të infektuar.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve nga COVID-19 deri më tani arrin në 37218 persona, njofton HS, transmeton RTKLive

Ndërkaq nga ky institut bëhet e ditur se të hënën kanë vdekur 4 persona nga koronavirusi, ndërkohë që 210 persona trajtohen në shërbimin spitalor, prej tyre 30 pacientë janë në tratjim intenziv.

Ndërsa nga komunat raprotohen për një numër të pacientëve të shtruar në spitale për t’u trajtuar nga koronavirusi, ku Helsinki prin me 76 pacientë, të pasuar nga Espoo36, Turku 28, Vantaa 27, Oulu me 15 pacientë./RTKLive