Holanda jep dozën e parë të vaksinës ndaj COVID-19
BKT
   Bota

Holanda jep dozën e parë të vaksinës ndaj COVID-19

Holanda ka dhënë dozën e parë të një vaksine kundër COVID-19.

Doza e parë e një vaksine ndaj Covid-19 u administrua në Holandë të mërkurën, sipas transmetuesit kombëtar NOS, transmeton lajmi.net.

Personi i parë që e mori atë ishte Sanna Elkadiri, 39 vjeçe, një punëtore në shtëpinë e kujdesit në Veghel, njoftoi NOS.

Ministri holandez i Shëndetësisë Hugo de Jonge e quajti atë një “moment të çmendur”.

“Më në fund, pas 10 muajsh në gjendje krize, ne kemi filluar ta përfundojmë këtë krizë këtu. Por do të duhet vërtet pak kohë para se të kemi mjerimin pas vetes,” tha ai.

Rreth 269,000 punonjës të shtëpive të kujdesit janë duke u ftuar të marrin vaksinat e tyre si hap i parë, tha të martën Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe Mjedisit.