Trump nuk do të lejohet të luajë më golf në Skoci
BKT
   Bota

Trump nuk do të lejohet të luajë më golf në Skoci

Ministrja e parë e Skocisë, Nicola Sturgeon, është shprehur se presidenti amerikan Donald Trump nuk do të lejohet të vizitojë Skocinë më 20 janar, ku ka edhe një resort golfi, për shkak izolimit të vendosur në vend.

Mediat e huaja kanë raportuar se Trump ka planifikuar të shkojë të luaj golf më 20 janar në Skoci, pikërisht ditën e inagurimit të presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Ministrja e parë në Skoci vendosi izolim kombëtar të hënën, menjëherë pasi kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, vendosi izolim në Angli, për shkak të rritjes së rasteve të reja dhe përhapjes së variantit te ri të coronavirusit. “Nuk lejojmë të vijnë udhëtarë në Skoci aktualisht dhe kjo vlen edhe për presidentin amerikan Donald Trump. Të vish të luash golf, nuk bën pjesë tek arsyet që unë i konsideroj të rëndësishme”, është shprehur ajo.