Vetëm 6% e rusëve besojnë që Rusia do të ketë prosperitet ekonomik në 2021
BKT
   Bota

Vetëm 6% e rusëve besojnë që Rusia do të ketë prosperitet ekonomik në 2021

Indeksi i shpresës tek rusët, për zhvillim ekonomik gjatë vitit 2021 ka rënë në nivelin e vitit 1998, vit kur Rusia përballej me krizë tëmadhe ekonomike.

Ky konkludim ka dalë si rezultat i studimit tëGallupInternational, për shpresat e rusëve për ekonominë, gjatë vitit 2021.

Nga rezultatet e dala nga hulumtimi vetëm 6% e të anketuarve besojnë që do të ketë prosperitet ekonomik, ndërsa 47% e të anketuarve janë shprehur se viti 2021 do të sjell probleme të reja për ekonominë ruse, e cila edhe ashtu para pandemisë ishte duke u përballur me rënie ekonomike dhe devalvim të valutës ruse.

Deri sa pothuajse gjysma e të anketuarve presin që viti 2021 të jetë edhe më i vështirë për ekonominë ruse, 40% e të anketuarve presin që viti 2021 të jetë i njëjtë si viti 2020 (me rreth 4% rënie ekonomike), ndërsa 8% e të anketuarve e kishin vështirë të përgjigjeshin në pyetjen se çka presin nga viti 2012.

Edhe pse Kremlini mundohet të minimizojë lajmet që kanë të bëjnë me krizën ekonomike në Rusi, gjatë një interviste zëdhënësi i presidencës ruse, DimitryPeskov, e pranon që gjatë vitit 2020 ekonomia rusëështë dobësuar dhe bazuar nga parashikimet e FMN, ekonomia ruse gjatë vitit 2020 pritet të bije me rreth 4%.

Rënia ekonomike në Rusi pritet të jetë edhe më e madhe nëse i marrim parasyshraportet e Industrisë Ruse të Naftës, të cila thonë se gjatë vitit 2020 ka rënie të prodhimit të naftës me 8.6% dhe zvogëlim të eksportit të naftës me 12.7%. Kjo rënie e prodhimit dhe eksportit të naftës,pritet tëpasqyrohet drejtpërdrejt në Buxhetin e Federatës Ruse, ku të hyrat nga eksporti i naftës dhe gazit marrin pjesëme mbi 50%.