15:30 / 06.01.2021
Republika çeke shënon rekord të rasteve të reja me COVID-19
Republika çeke ka regjistruar rekord të ri të rasteve ditore me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë në Republikën çeke identifikoi 17,278 raste të reja me COVID-19 të martën, një rekord i ri për numrin e rasteve të regjistruara në një ditë të vetme, raporton Cnn
Rastet po rriten me shpejtësi në Republikën Çeke pavarësisht masave të rrepta anti-COVID që janë miratuar në të gjithë vendin.
Lëvizja nga 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit është e ndaluar dhe shumica e dyqaneve, shërbimeve dhe shkollave janë të mbyllura.
Të paktën 776,967 raste janë konfirmuar në Republikën Çeke, duke vrarë 12,436 njerëz.
Janë 7,001 pacientë COVID-19 që po trajtohen në spital. Rreth 63,183 njerëz janë shëruar. /Lajmi.net























