Senegal, shpallet gjendje e jashtëzakonshme mes rritjes së rasteve me COVID
Presidenti Sally njoftoi se dy nga 14 rajonet e Senegalit përbëjnë "më shumë se 90 për qind të rasteve në vend".
Senegali ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në disa pjesë të vendit ku infeksionet me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë arritur nivelin alarmues, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një fjalim televiziv, presidenti Macky Sally njoftoi se duke filluar nga sot në Dakar dhe Thies nga ora 21:00 në mbrëmje deri në orën 05:00 të mëngjesit do të zbatohet një shtetrrethim.
Presidenti Sally njoftoi se këto dy nga 14 rajonet e Senegalit përbëjnë "më shumë se 90 për qind të rasteve në vend".
"Kjo është një orar serioz", tha Sally, duke kërkuar nga populli i tij të ndjekin të gjitha rregullat e sigurisë pasi vendi lufton me një valë të dytë të pandemisë.
Presidenti i Senegalit nuk specifikoi kohëzgjatjen e masave të reja, të cilat vijnë gjashtë muaj pasi u shpall për herë të parë gjendja e jashtëzakonshme në të gjithë vendin, përkatësisht më 30 qershor të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Senegal është 19.964, përfshirë 428 viktima dhe 17.690 të shëruar.























