Sallata me kale, avokado dhe limon, thesar vlerash për trupin

Sallata me kale, avokado dhe limon, thesar vlerash për trupin

Kale tanimë ka marrë një vëmendje nga të gjithë për shkak të vlerave të mësha që ka për shëndetin e organizmit.

Duke qenë se i përket familjes së barishteve, kale është e pasur me vitaminë C dhe antioksidantë nga më të fuqishmit.

Kjo barishte ndihmon trupin në uljen e kolesterolit të keq gjë që çon në një shëndet më të mirë të zemrës suaj.

E kombinuar me limon, vaj ulliri dhe avokado, kjo pjatë kthehet në një thesar vlerash e përfitimesh për trupin tuaj.

Ndiqni hapat që Agroweb.org ju tregon dhe shijojeni kalen si kurrë mëparë me avokadon kremoze dhe stikat e pishës fantastike.

Përbërësit

6 gota kale

1 lugë gjelle vaj ulliri

lëngu i  ½ së limonit

1 avokado i vogël, e qëruar dhe e prerë në feta

2 lugë stika pishe

1/4 filxhan djathë parmixhan i thërrmuar

kripë për shije

Hapat që duhet të ndiqni:

Kale është një lakër jeshile e ashpër dhe ka nevojë të zbutet fillimisht.

Pasi ta keni larë lakrën, shtypeni mirë me duar për të paktën 5 minuta.

Akoma më mirë është ta lini rreth një orë para se ta shërbeni, në këtë mënyrë ajo do të zbutet akoma më shumë.

Kjo lakër ka një shije shumë të hidhur, prandaj ka nevojë për diçka që të ndihmojë në zbutjen shijes.

Një përbërës acidik do të ndihmojë në shpërbërjen e fibrave të kalesë, gjë e cila do ta bëjë më të lehtë përtypjen.

Hiqni kërcenjt e gjetheve sepse ato janë jashtëzakonisht të hidhura dhe shumë të forta për tu përtypur.

Ju mund të palosni gjethet në gjysmë dhe të prisni kërcellin ose t’i shkëpusni gjethet me dorë direkt nga kërcelli.

Lani lakrën dhe hiqni kërcellin. Gjethet e mbetura vendosini në një tas të madh.

Përhapni vajin e ullirit dhe lëngun e limonit mbi gjethet e kalesë dhe shtypini ato me duar.

Kjo do të ndihmojë në zbutjen e gjetheve.

Shtoni avokadon, arrat e pishës dhe djathin e copëtuar para se ta shërbeni./agroweb