Trump autorizon Gardën Kombëtare pas dhunës në Uashington
BKT
   Bota

Trump autorizon Gardën Kombëtare pas dhunës në Uashington

Presidenti Trump ka drejtuar Gardën Kombëtare, si dhe "shërbime të tjera mbrojtëse federale" në ndërtesën e Kapitolit, pas hyrjes dhe protestës së dhunshme gjatë një seance të përbashkët të Kongresit për të vërtetuar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Ushtria po aktivizon të gjithë Gardën Kombëtare të Distriktit të Kolumbisë – 1,100 trupa – në përgjigje të kërkesës së kreut të Uashingtonit, Muriel Boëser, thotë një zyrtar i Ushtrisë, shkruan NY Times.

Trupat po dërgohen në D.C. dhe do të vendosen në Dhomën e Përfaqësuesve, e në pika të tjera përreth Uashingtonit, thotë zyrtari.

Në një deklaratë, Jonathan Hoffman, zëdhënësi kryesor i Pentagonit, tha se Garda ishte mobilizuar dhe përgjigja do të drejtohej nga Departamenti i Drejtësisë. Vendimi nga Sekretari i Ushtrisë Ryan McCarthy dhe Christopher C. Miller, sekretari i përkohshëm i mbrojtjes, erdhi derisa protestuesit shkelën Dhomën e Përfaqësuesve.

Z. Hoffman vuri në dukje se trupat po vendoseshin në “mbështetje” të zbatimit të ligjit federal, duke reflektuar hezitimin e zyrtarëve të Mbrojtjes për të vendosur trupa ushtarake në kryeqytet. Zyrtarët e mbrojtjes duan që autoritetet në Uashington të përdorin policinë lokale dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit për t’u përballur me protestuesit në DC, me trupat e Gardës Kombëtare në mbështetje, por jo në krye, për të shmangur spektrin e një ushtrie duke luftuar protestat zgjedhore.