Guvernatori Wolf i quan "përpjekje për grusht shtet" ngjarjet në Washington
BKT
   Bota

Guvernatori Wolf i quan "përpjekje për grusht shtet" ngjarjet në Washington

"Ajo që ne shohim sot nuk është demokraci, por përpjekja për grusht shtet", shkroi Wolf në Twitter, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara bënë një zgjedhje të drejtë dhe të lirë dhe rezultati ishte i qartë

Guvernatori i Pensilvanisë, Tom Wolf, e quajti “përpjekje për grusht shteti” hyrjen e demonstruesve në ndërtesën e Kongresit në Washington.

"Ajo që ne shohim sot nuk është demokraci, por përpjekja për grusht shtet", shkroi Wolf në Twitter, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara bënë një zgjedhje të drejtë dhe të lirë dhe rezultati ishte i qartë.

Ai po ashtu u bëri thirrje republikanëve ta ndalojnë dhunën.

Ndryshe, një grup protestuesish të mbledhur në Washington në mbështetje të presidentit në largim Donald Trump, kaluan barrikadën policore për t’u futur brenda ndërtesës së Kongresit, teksa po vazhdonte seanca ku pritej të numëroheshin votat e Kolegjit Zgjedhor dhe të zyrtarizohej rezultati i zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

Seanca e Kongresit u ndërpre si pasojë e incidenteve, në kohën kur po shqyrtoheshin kundërshtimet mbi rezultatin zgjedhor në Arizona.

Incidenti erdhi pasi nënpresidenti Mike Pence, i cili drejtonte seancën, më herët refuzoi kërkesën e Trump-it për të ndërhyrë në numërimin e votave./aa