Kërkohet "aktivizimi i amendamentit të 25-të" për ta hequr Trump-in
BKT
   Bota

Kërkohet "aktivizimi i amendamentit të 25-të" për ta hequr Trump-in

Kongresmeni demokrat i Kalifornisë, Ted Lieu, i kërkon nënpresidentit Mike Pence të "aktivizojë amendamentin e 25-të" për ta hequr Trump-in nga detyra.

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence bëri të ditur se ai nuk do ta kundërshtojë certifikimin e fitores presidenciale të Joe Biden, duke theksuar se kjo është e pamundur për shkak të kufizimeve të Kushtetutës.

Ai i paraqiti argumentet e tij në një letër të botuar pak para hapjes së një seance të jashtëzakonshëm të Kongresit, që synon të regjistrojë zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.