07:49 / 07.01.2021
Trazirat në SHBA, 4 të vdekur dhe 52 të arrestuar
4 persona kanë humbur jetën gjatë trazirave që u shkaktuan në Capitol Hill në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas policisë metropolitane të Washingtonit gjithashtu janë arrestuar 52 persona, 47 prej tyre sepse kanë shkelur urdhrin e shtetrrethimit bën me dije në një deklaratë për mediat shefi i policisë metropolitane të Washington, Chief Robert J. Contee, raporton TopChannel.
Mësohet se 2 bomba artizanale janë gjetur në kompleksin e ndërtesave rreth Kongresit në SHBA.




























