Japoni, dhjetëra të vdekur si pasojë e reshjeve intensive të borës
BKT
   Bota

Japoni, dhjetëra të vdekur si pasojë e reshjeve intensive të borës

Për shkak të kushteve të këqija të motit në mbarë vendin janë anuluar mbi 400 fluturime, ndërsa në rajonin Yamagata janë pezulluar deri në fund të javës udhëtimet e trenave të shpejtë.

Të paktën 29 persona kanë humbur jetën si pasojë e reshjeve intensive të borës, ndikimi i të cilës është ndjerë në 3 javët e fundit në të gjithë Japoninë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të transmetuesit publik NHK, deri më tani 29 persona kanë humbur jetën nga reshjet e borës që vazhdojnë që nga mesi i dhjetorit.

Për shkak të kushteve të këqija të motit në mbarë vendin janë anuluar mbi 400 fluturime, ndërsa në rajonin Yamagata janë pezulluar deri në fund të javës udhëtimet e trenave të shpejtë.

Pas reshjeve të borës që arritën në nivel rekord në zonën Yokote në rajonin Akita në veri, u dërguan për operacione të kërkim shpëtimit personel i Forcave të Vetëmbrojtjes (SDF).

Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) njoftoi se krahasuar me periudhën në festën e Vitit të Ri, në vend ka hyrë një mot i ftohtë më efektiv dhe se reshjet intensive të borës priten deri në fundjavë.

Ndërkohë janë bërë paralajmërime për rrezik të ortekëve në rajonet Tohoku dhe Hokuriku ku thellësia e borës vazhdon të jetë 3 herë më e lartë se normalja.

Sipas JMA, pas reshjeve intensive që vazhdojnë përgjatë brigjeve të Detit të Japonisë parashikohet që trashësia e borës të arrijë 120 centimetra në një ditë.