Samsungut i rriten fitimet për 26 për qind

Samsungut i rriten fitimet për 26 për qind

Samsungu ka bërë me dije se fitimet e saj janë rritur për rreth 26 për qind në tremujorin e fundit. Ndër arsyet kryesore të kësaj rritjeje thuhet se është shitja e madhe gjatë pandemisë së koronavirusit. Mirëpo, kompania thotë se po përballet me një konkurrencë të fortë në tregun e telefonave të mençur.

Konglomerati i Koresë Jugore ka deklaruar se të premten pret të publikojë fitimin operativ prej rreth 9 trilionë të fituar në tremujorin tetor-dhjetor, një rritje e krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Samsungu ka parashikuar rritjen e rreth 61 trilionëve koreanë apo 56 miliardë dollarë. Aksionet e tij janë rritur për 1.8 për qind në Seul, raporton CNN.

Në anën tjetër, kompania e njohur është duke u përballur me konkurrencë të fortë në tregun botëror. Rivali kinez, Huawei, për pak kohë tejkaloi Samsungun vitin e kaluar duke u bërë shitësi më i madh i telefonave të mençur në botë.

Analistët teknologjikë presin që fitimet në këtë vit të jenë më të mëdha dhe shitja e telefonave të rritet.