09:23 / 08.01.2021
Angli: Udhëtarët për të hyrë, duhet të kenë testin negativ nga COVID-19
Të gjithë udhëtarët që duan të hyjnë në Angli, duhet që testi COVID-19 të jetë negativ
Nga java e ardhshme, ata që duan të hyjnë në Angli nga një vend tjetër do të duhet të tregojnë një test negativ të kovidit që është më së shumti tre ditë i vjetër, njofton Ministria e Transportit në vend, përcjellë Svd.
Ata udhëtarë që nuk ndjekin këshillën rrezikojnë të gjobiten, transmeton RTKLive.























