Si të gatuani pudingun mbretëror

Si të gatuani pudingun mbretëror

Çdo Krishtlindje, Mbretëresha Elizabet ka për traditë të gatuajë pudingun e famshëm mbretëror. Askush nuk ia dinte recetën dhe shumë kuzhinierë u shokuan nga fakti që një nga ingredientët e kësaj ëmbëlsire ishte birra.

Në një video Live në Instagram, përgatitësit ndanë sekretin. Për të përgatitur dy ëmbëlsira 1 kilogramësh iu nevojiten:

250 gram rrush i thatë i zi

250 gram rrush i thatë kaf 

185 gram rrush i thatë i bardhë

150 gram lëvozhga të qëruara

250 gram suet vegjetarian

90 gram miell

12 gram erëza të përziera

2 vezë të plota

180 gram sheqer

275 ml birrë

40 ml rum

40 ml brandy

Përgatitja:

Miksoni ingredientët e rrushit të thatë. Përziejini. Shtoni vezët dhe lëngjet. Hidhni vaj në gropëzën e hapur në mes të saj. Mbusheni me ujë në 3/4 , mbulojeni me alumin. Ngroheni për gjashtë orë në ujë të vakët. Kur të ftohet mbështilleni me letër dhe lëreni në një vend të thatë. Në ditën e Krishtlindjeve ringroheni për 3-4 orë.