14:21 / 08.01.2021
Britania miratoi përdorimin e vaksinës Moderna të koronavirusit
Britania ka dhënë një licencë për vaksinën e koronavirusit nga kompania farmaceutike Moderna e SHBA-së.
Sipas autoriteteve, vaksina do të jetë në dispozicion në pranverë, njofton AFP, transmeton RTKLive.
Vaksina Pfizer dhe Biontech dhe vaksina e Universitetit të Oksfordit dhe Astra Zeneca janë aprovuar më parë në MB.
Komisioni Evropian dha një autorizim për marketing për vaksinën koronare të Moderna të mërkurën./RTKLive























