Modeli i ri elektrik i Mercedes vjen me një “mini-kinema”

Modeli i ri elektrik i Mercedes vjen me një “mini-kinema”

Mercedes-Benz ka zbuluar një ekran inteligjent ‘Hyperscreen’ që shtrihet në kroskotin e modelit të ardhëm elektrik. E quajtur një “kinema e madhe në një makinë me rrota”, do të bëjë debutimin e modeleve elektrike EQS të gjigandit gjerman.

Hyperscreen i ri përdor inteligjencën artificiale për të monitoruar zakonet ose preferencat e shoferit dhe vepron si një “ndihmës personal” në makinë. Por kjo ngre një pikëpyetje të madhe në lidhje me ndikimin e sigurisë dhe rritjen e nivelit të shpërqendrimit tek shoferët.

“Është një ndihmës për shoferin dhe pasagjerin që mëson vazhdimisht, falë inteligjencës artificiale.”, u shpreh kompania. Ekrani i madh me një cilësi të lartë shtrihet pothuaje në të gjithë gjerësinë e kroskotit për të krijuar atë që gjigandi gjerman e përshkruan si një “efekt wow”.