Republika e Afrikës Qendrore shpall shtetrrethim për shkak të sulmeve
"Një shtetrrethim është vendosur në të gjithë territorin e Afrikës Qendrore nga ora 8 pasdite deri në orën 5 të mëngjesit", njoftoi zëdhënësi i presidencës Albert Yaloke Mokpe.
Presidenti i Republikës së Afrikës Qendrore (CAR), Faustin-Archange Touadera, ka shpallur një shtetrrethim mbarëkombëtar gjatë orëve të natës, pas sulmeve të përsëritura të armatosura, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Një shtetrrethim është vendosur në gjithë territorin e Afrikës Qendrore nga ora 8 pasdite deri në orën 5 të mëngjesit", njoftoi zëdhënësi i presidencës Albert Yaloke Mokpem.
Shtetrrethimi vjen mes sulmeve të përsëritura rebele në gjithë vendin, të cilat kanë nxitur edhe sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, të kërkojë nga të gjitha palët të ndërpresin armiqësitë dhe të sigurojnë paqe.
Situata në Republikën e Afrikës Qendrore ka qenë e tensionuar pasi Këshilli Kushtetues mohoi kandidaturën e ish-presidentit Francois Bozize për zgjedhjet e 27 dhjetorit të vitit 2020.
Ish-gjenerali mori pushtetin në një grusht shtet në vitin 2003, por u përmbys në një rebelim të vitit 2013.
Disa grupe milicie kanë sulmuar civilët, forcat e armatosura dhe forcat paqeruajtëse të OKB-së.
Presidenti Touadera, i cili ka fituar një mandat të dytë si president, ka përsëritur angazhimin e tij për paqen.
Disa parti opozitare nuk i pranuan rezultatet e zgjedhjeve të 27 dhjetorit dhe bënë thirrje për anulimin e tyre.
Zyrtarë të lartë të OKB-së dhe organizata rajonale u kanë kërkuar të gjithë aktorëve politikë në vend që të respektojnë rezultatet e zgjedhjeve dhe që çdo mosmarrëveshje në vend të zgjidhet në mënyrë paqësore dhe në përputhje me ligjet e vendit.























